PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8378, DATË 22.7.1998 “KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8738, DATË 12.2.2001
Ligji nr. 9189, datë 12 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9189
- Data e miratimit
- 12 shkurt 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 16 mars 2004
- Hyn në fuqi
- 31 mars 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2004-03-16
LIGJ
Nr.9189, datë 12.2.2004
PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.8378, DATË 22.7.1998 “KODI
RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8738, DATË
12.2.2001
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me
ligjin nr.8738, datë 12.2.2001, bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 121 pika 5 hiqen fjalët “para vitit 1974”.
Neni 2
Në nenin 187, në fund të pikës 1 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
"Kursi i ndihmës së shpejtë mjekësore në rast aksidenti kryhet nga Kryqi i Kuq Shqiptar në
bashkëpunim me autoshkollën, si pas tarifave të miratuara nga Ministria e Transportit dhe e
Telekomunikacionit, si dhe Ministria e Shëndetësisë".
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4166, datë 2.3.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.