Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN EUROPIANE PLOTËSUESE TË KONVENTËS “PËR SHENJAT DHE SINJALET RRUGORE” (GJENEVË, 1 MAJ 1971)

Ligji nr. 9190, datë 19 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9190
Data e miratimit
19 shkurt 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 16, 26 mars 2004
Hyn në fuqi
10 prill 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2004-03-26

LIGJ

Nr.9190, datë 19.2.2004

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN EUROPIANE PLOTËSUESE TË KONVENTËS “PËR SHENJAT DHE SINJALET RRUGORE” (GJENEVË, 1 MAJ 1971)

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Marrëveshjen Europiane plotësuese të Konventës “Për shenjat dhe sinjalet rrugore” (Gjenevë, 1 maj 1971).

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4169, datë 15.3.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJA

EUROPIANE QË PLOTËSON KONVENTËN MBI SHENJAT DHE SINJALET RRUGORE

(E hapur për firmosje në Vjenë më 8 nëntor 1968 bërë në Gjenevë më 1 maj 1971)

ANEKS

1. Për qëllimet e këtij aneksi, termi "Konventë" nënkupton Konventën mbi shenjat dhe sinjalet rrugore e hapur për firmosje në Vjenë më 8 nëntor 1968.

2. Ky aneks përmban vetëm plotësimet dhe modifikimet e parashikimeve korresponduese të Konventës.

3. Shtesë në nenin 1 të Konventës (Termat)

Nënparagrafi c

Ky nënparagraf do të lexohet si vijon: "Zonë e ndërtuar" nënkupton një zonë me hyrje dhe dalje të shënuara me postera në mënyrë speciale si të tilla.

Nënparagrafi shtesë të shtohet menjëherë pas nënparagrafit (c) të këtij neni.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.