Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8671, DATË 26.10.2000, “PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E KOMANDIMIT E TË DREJTIMIT STRATEGJIK TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Ligji nr. 9194, datë 19 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9194
Data e miratimit
19 shkurt 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 16, 26 mars 2004
Hyn në fuqi
10 prill 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2004-03-26

LIGJ

Nr.9194, datë 19.2.2004

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8671, DATË 26.10.2000, “PËR

PUSHTETET DHE AUTORITETET E KOMANDIMIT E TË DREJTIMIT STRATEGJIK TË

FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 8 3 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit

strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në fund të nenit 2 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

““Komandë mbështetëse” nënkupton komandën e mbështetjes logjistike dhe komandën e

doktrinës dhe të stërvitjes.

” .

Neni 2

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, pas fjalëve “politikës së mbrojtjes” shtohen fjalët “strategjisë ushtarake”.

2. Në pikën 5, pas fjalës “vendos” shtohen fjalët “me ligj”.

Neni 3

Në nenin 7 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Në pikën 3 hiqen fjalët “shpërndarjen e” dhe në vend të tyre shtohen fjalët “planin e

vendosjes dhe përhapjes së”.

2. Në fund të pikës 7 shtohen fjalët “me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes”.

3. Në pikën 8, pas fjalës “emëron” shtohet fjala “gradon”.

Neni 4

Në nenin 13 pika 5 emërtimi “Ministri i Pushtetit Lokal” zëvendësohet me emërtimin

“Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit” .

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.