PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MBROJTJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË GREQISË”
Ligji nr. 9193, datë 19 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9193
- Data e miratimit
- 19 shkurt 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 26 mars 2004
- Hyn në fuqi
- 10 prill 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2004-03-26
LIGJ
Nr.9193, datë 19.2.2004
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MBROJTJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË GREQISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Greqisë”, nënshkruar në Kostur më 10 nëntor 2003.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4172, datë 15.3.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
MBI BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E MBROJTJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË GREQISË
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Greqisë tani e në vazhdim të quajtura “Palë”:
në kuadrin e bashkëpunimit ekzistues të përgjithshëm ndërmjet Palëve dhe në paralelizëm me zhvillimet e rëndësishme të projekteve në Shqipëri të ndërmarra nga Pala greke, Palët me anë të kësaj Marrëveshjeje, janë të gatshme të zgjerojnë bashkëpunimin e sipërpërmendur;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.