Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8402, DATË 10.9.1998, "PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT

Ligji nr. 9200, datë 26 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9200
Data e miratimit
26 shkurt 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 4 gusht 2004
Hyn në fuqi
19 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2004-08-04

LIGJ

Nr.9200, datë 26.2.2004

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8402, DATË 10.9.1998, "PËR

KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998 "Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit",

bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 12 shtohet neni 12/1 me këtë përmbajtje:

"Neni 12/1

Zyra e Regjistr imit të Pasurive të Paluajtshme, me kërkesë të investitorit dhe pronarit, bën

regjistrimin provizor të objektit në fazën e përfundimit të karabinasë dhe lëshon certifikatën përkatëse.

"Regjistrimi provizor" është regjistrimi i përkohshëm deri në përfundim të ndërtimit të

objektit, i cili është i vlefshëm për efekt të kreditimit të investitorit ose të regjistrimit të kontratave

pararprake.

"Karabina" është objekti i ndërtuar plotësisht në volum dhe në formë, sipas kushteve

urbanistike të miratuara për konstruksionin dhe muraturën e plotë të objektit.

Për kryerjen e regjistrimit provizor të objektit zyra e urbanistikës e njësisë vendore përkatëse

dërgon në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dokumentacionin e mëposhtëm:

a) konfirmimin e përfundimit të punimeve të karabinasë, në përputhje me projektin dhe

kushtet urbanistike, të miratuara në lejen e ndërtimit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.