Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MOLDAVISË”

Ligji nr. 9196, datë 26 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9196
Data e miratimit
26 shkurt 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 19, 2 prill 2004
Hyn në fuqi
17 prill 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 19, datë 2004-04-02

941

LIGJ

Nr.9196, datë 26.2.2004

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË MOLDAVISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës

së Moldavisë”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare

.

Shpallur me dekretin nr.4177, datë 23.3.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred

Moisiu

MARRËVESHJE

E TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE REPUBLIKËS SË MOLDAVISË

Republika e Moldavisë dhe Republika e Shqipërisë (këtu e më tutje të quajtura “Palët

Kontraktuese”):

duke kujtuar qëllimin e tyre për të marrë pjesë aktivisht në drejtimin e integrimit ekonomik të

Europës dhe duke shprehur gatishmërine e tyre për bashkëpunim në kërkimin e mjeteve dhe mënyrave

për forcimin e këtij procesi;

duke afirmuar angazhimin e tyre për të kontribuar në forcimin e procesit të integrimit

Europian në Europën Juglindore;

duke afirmuar angazhimin e tyre ndaj parimeve të ekonomisë së tregut dhe respektimit ndaj

parimeve themelore të demokracise dhe të të drejtave të njeriut;

duke zgjidhur në këtë mënyrë eliminimin progresiv të barrierave në tregti në përputhje me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.