Ligj

PËR PRODHIMIN, PËRPUNIMIN, CERTIFIKIMIN DHE TREGTIMIN E PRODUKTEVE "BIO"

Ligji nr. 9199, datë 26 shkurt 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9199
Data e miratimit
26 shkurt 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 20, 5 prill 2004
Hyn në fuqi
20 prill 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 20, datë 2004-04-05

LIGJ

Nr.9199, datë 26.2.2004

PËR PRODHIMIN, PËRPUNIMIN, CERTIFIKIMIN DHE TREGTIMIN E PRODUKTEVE "BIO"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:

a) nxitja e prodhimit organik në vend;

b) krijimi i kuadrit ligjor të nevojshëm;

c) përcaktimi i kushteve të prodhimit, përpunimit, transportit, certifikimit dhe kontrollit të produkteve bujqësore dhe atyre ushqimore, me prejardhje bimore dhe shtazore, që prodhohen, përpunohen ose/dhe importohen e tregtohen si produkte "Bio".

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji:

1. "Komisioni Shtetëror i Prodhimit Organik" (KSHPO) është autoriteti përgjegjës, i cili miraton dhe mbikëqyr veprimtarinë e organizmave certifikues.

2. "Certifikim" është përkufizimi i dhënë në ligjin nr.8464, datë 11.3.1999 "Për standardizimin".

3. "Etiketim" është çdo fjalë, markë tregtare, emër tregtar, përmbajtje piktoreske dhe shenja në ambalazhim, dokument, shënim, etiketë, kapak ose qafore, që shoqëron ose i referohet një produkti të specifikuar në nenin 9 të këtij ligji.

4. "Inspektim" është procedura e kontrollit dhe e verifikimit, e realizimit të kushteve të prodhimit organik, të përcaktuara në këtë ligj, e realizuar nga trupat inspektuese.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.