PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË HUNGARISË PËR ZGJIDHJEN E BORXHIT TË TRASHËGUAR TË SHQIPËRISË KUNDREJT HUNGARISË”
Ligji nr. 9201, datë 4 mars 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9201
- Data e miratimit
- 4 mars 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 4 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 19 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2004-08-04
LIGJ
Nr.9201, datë 4.3.2004
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË HUNGARISË PËR
ZGJIDHJEN E BORXHIT TË TRASHËGUAR TË SHQIPËRISË KUNDREJT HUNGARISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës të Hungarisë për zgjidhjen e borxhit të trashëguar të Shqipërisë kundrejt
Hungarisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare
.
Shpallur me dekretin nr.4184, datë 29 .3.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË
SË REPUBLIKËS TË HUNGARISË MBI ZGJIDHJEN E BORXHIT TË TRASHËGUAR TË
SHQIPËRISË KUNDREJT HUNGARISË
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë (Pala shqipt are) dhe Qeveria e Republikës së
Hungarisë (Pala hungareze, së bashku të quajtura Palët) në interes:
- të vendosjes dhe të nxitjes së zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit tregtar dhe financiar,
në favor të të dy vendeve dhe
- të zgjidhjes së borxhit të jashtëm të Palës shqiptare kundrejt Palës hungareze, bien dakord të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.