Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore

Ligji nr. 47/2024, datë 16 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
47/2024
Data e miratimit
16 maj 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 21 qershor 2024
Hyn në fuqi
6 korrik 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2024-06-21

LIGJ

Nr. 47/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE REPUBLIKËS SË ITALISË NË FUSHËN E SIGURIMEVE SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e

sigurimeve shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.5.2024.

Shpallur me dekretin nr. 209, datë 31.5.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MARRËVESHJE

MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS ITALIANE NË FUSHËN E

SIGURIMEVE SHOQËRORE

Hyrje

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Italisë, të nxitura nga dëshira për të përmirësuar

marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve në fushën e sigurimeve shoqërore, kanë rënë dakord për dispozitat

e mëposhtme.

PJESA I

Dispozita të përgjithshme

Neni 1

Përkufizime

1. Për qëllimet e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje:

a) termi “Shqipëria” nënkupton Republikën e Shqipërisë; termi “Italia” nënkupton Republikën e

Italisë;

b) termi “legjislacion” nënkupton rregulloret aktuale ose të ardhshme të secilit shtet kontraktues

që kanë si objekt skemat e sigurimeve shoqërore që tregohen në nenin 2 të kësaj Marrëveshjeje;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.