Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MAKIMPORT SHKUP PËR RISKEDULIMIN E BORXHIT”

Ligji nr. 9202, datë 4 mars 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9202
Data e miratimit
4 mars 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 4 gusht 2004
Hyn në fuqi
19 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2004-08-04

LIGJ

Nr.9202, datë 4.3.2004

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MAKIMPORT SHKUP PËR RISKEDULIMIN E BORXHIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Makimport Shkup për riskedulimin e borxhit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4185, datë 29.3.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MAKIMPORT SHKUP LIDHUR ME RISKEDULIMIN E BORXHIT

Marrëveshje e datës 17 dhjetor 2003, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Qeveria), përfaqësuar nga Ministri i Financave dhe Makimport Shkup.

Neni 1

Subjekti i kësaj Marrëveshjeje është riskedulimi i detyrimeve të Agroeksportit Tiranë (Agroeksport) kundrejt Makimportit Shkup (Makimport), që rrjedhin nga transaksionet tregtare të realizuara, mbështetur në kontratën nr.1/9/MA/90, datë 2.9.1990 dhe kontratën nr.209/8/90, datë 21.8.1990 ndërmjet Agroeksportit dhe Makimportit, të mbetura të papaguara deri më 31.8.2003.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.