Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
Ligji nr. 9207, datë 15 mars 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9207
- Data e miratimit
- 15 mars 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 22, 16 prill 2004
- Hyn në fuqi
- 1 maj 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2004-04-16
LIGJ
Nr.9207, datë 15.3.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7870, DATË 13.10.1994 “PËR
SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në pikën 2 të nenit 4, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) të gjitha shërbimet e ekzaminimeve unikale, terciare dhe konsultat mjekësore të miratuara
nga Këshilli i Ministrave.”.
Neni 2
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
1. Kontributet në fondin e sigurimeve shëndetësore paguhen çdo muaj. Afati i pagimit të
kontributeve është jo më vonë se data 25 e muajit pasardhës. Punëdhënësi është i detyruar të mbajë
nga paga kontributin për të punësuarin dhe ta derdhë atë së bashku me kontributin e vet në organet
tatimore ose në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ose
Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas rastit, është përgjegjës për transferimin e kontributeve në
Institutin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.
2. Personat e vetëpunësuar paguajnë kontributet për veten dhe për punonjësit e papaguar të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.