Ligj

PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË

Ligji nr. 9205, datë 15 mars 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9205
Data e miratimit
15 mars 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 22, 16 prill 2004
Hyn në fuqi
1 maj 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 22, datë 2004-04-16

L I GJ

Nr.9205, datë 15.3.2004

PËR MBROJTJEN E DËSHMITARËVE DHE TË BASHKËPUNËTORËVE TË DREJTËSISË

Në mbështetje të neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon masat e posaçme, mënyrën dhe procedurat e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe

të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si dhe organizimin, funksionimin, kompetencat dhe marrëdhëniet

ndërmjet organeve të ngarkuara me propozimin, vlerësimin, miratimin dhe zbatimin e masave të

posaçme të mbrojtjes.

Neni 2

Përkufizime

Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Dëshmitar i drejtësisë” është personi, ndaj të cilit zbatohen masat e posaçme të mbrojtjes, i

cili, në cilësinë e dëshmitarit ose të personit të dëmtuar, bën njoftime ose dëshmon për fakte e

rrethana, që përbëjnë objekt prove në një procedim penal, për vepra penale të parashikuara në pikën 7

të këtij neni dhe që, për shkak të këtyre njoftimeve ose dëshmive, ndodhet në gjendje rreziku aktual,

konkret dhe serioz.

2. “Bashkëpunëtor i drejtësisë” është personi, që vuan dënimin penal ose është i pandehur në

një procedim penal, ndaj të cilit zbatohen masa të posaçme të mbrojtjes, për shkak të bashkëpunimit,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.