Ligj

Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 54/2024, datë 30 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
54/2024
Data e miratimit
30 maj 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 20 qershor 2024
Hyn në fuqi
20 dhjetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2024-06-20

LIGJ

Nr. 54/2024

PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË1

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

QËLLIMI, OBJEKTI, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET

Neni 1

Qëllimi i ligjit

Qëllimi e këtij ligji është:

a) promovimi i zhvillimit të tregut të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në

Republikën e Shqipërisë, bazuar në shtrirjen dhe përdorimin e rrjeteve të shpejtësisë shumë të lartë,

konkurrencën e qëndrueshme, ndërveprueshmërinë e shërbimeve të komunikimeve elektronike,

aksesueshmërinë e tyre, sigurinë e rrjeteve dhe shërbimeve, si dhe përfitimet e përdoruesit fundor;

b) sigurimi i ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike, të disponueshme për publikun në

Republikën e Shqipërisë, me cilësi dhe çmime të përballueshme, me mundësi zgjedhjeje për përdoruesit

në konkurrencë efektive dhe që janë të afta të plotësojnë nevojat e përdoruesve fundorë, përfshirë ata

me aftësi të kufizuara, duke përcaktuar të drejtat e nevojshme të përdoruesve fundorë në rastet kur tregu

nuk përmbush në mënyrë të kënaqshme kërkesat e aksesimit të shërbimeve në mënyrë të barabartë me

të tjerët.

Neni 2

Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji, është:

a) përcaktimi i kuadrit rregullator për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.