Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, "Për sistemin e adresave", i ndryshuar

Ligji nr. 53/2024, datë 30 maj 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
53/2024
Data e miratimit
30 maj 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 102, 20 qershor 2024
Hyn në fuqi
5 korrik 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 102, datë 2024-06-20

LIGJ

Nr. 53/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9270, DATË 29.7.2004,

“PËR SISTEMIN E ADRESAVE”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, “Për sistemin e adresave”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1 pas fjalëve “në territorin e Republikës së Shqipërisë” shtohen fjalët “të integruar në

Regjistrin Kombëtar të Adresave (RKA).”.

Neni 2

Në nenin 1/1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. “Adresa” është një seri informacioni i standardizuar, që përbëhet nga fjalë dhe numra, të renditura

sipas një rregulli të caktuar, të cilat tregojnë vendndodhjen e saktë dhe unike të një ndërtese, apartamenti

ose të një trualli të lirë. Ajo formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe numra arabë.”.

2. Në pikën 2 pas fjalëve “dhe “parku” janë” shtohen fjalët “zona të qarkullimit civil”.

3. Pika 3 shfuqizohet.

4. Pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. “Regjistri Kombëtar i Adresave (RKA)” është baza e vetme e të dhënave shtetërore në të cilin

regjistrohen e përditësohen të dhënat për adresën, sipas elementeve të saj, për çdo ndërtesë, apartament

dhe truall të lirë.”.

5. Pas pikës 4 shtohen pikat 5, 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje:

“5. “Tabela e emërtimit” është treguesi fizik i emërtimit të zonës së qarkullimit civil.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.