PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7829, DATË 1.6.1994 “PËR NOTERINË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8790, DATË 10.5.2001
Ligji nr. 9216, datë 1 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9216
- Data e miratimit
- 1 prill 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 13 maj 2004
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2004-05-13
LIGJ
Nr.9216, datë 1.4.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7829, DATË 1.6.1994 “PËR NOTERINË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR. 8790, DATË 10.5.2001
Në mbështetje të neneve 78 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, ndryshuar me ligjin nr. 8790, datë 10.5.2001, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
1.Profesionin e noterit mund ta ushtrojë çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili plotëson këto kushte:
a) ka kryer arsimin e lartë juridik;
b) ka zotësi të plotë për të vepruar;
c) është jo më pak se 26 vjeç dhe jo më shumë se 55 vjeç në çastin e dhënies së provimit të kualifikimit për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit të noterit;
ç) nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje;
d) nuk është larguar nga detyra apo funksioni i gjyqtarit, i prokurorit ose i nëpunësit të administratës publike për shkelje të rregullave dhe të disiplinës në punë gjatë 3 vjetëve të fundit nga data e paraqitjes së kërkesës për lejimin e ushtrimit të profesionit të noterit;
dh) ka punuar jo më pak se 2 vjet asistent pranë një noteri;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.