Ligj

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7875, DATË 23.11.1994 "PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETINË"

Ligji nr. 9219, datë 8 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9219
Data e miratimit
8 prill 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 19 maj 2004
Hyn në fuqi
3 qershor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2004-05-19

LIGJ

Nr.9219, datë 8.4.2004

PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7875, DATË 23.11.1994 "PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR DHE GJUETINË"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7875, datë 23.11.1994 "Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë", bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 5

Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave ngrihet Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë, për të lehtësuar zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të akteve të tjera nënligjore.

Këshilli Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë ka për detyrë:

a) miratimin e programeve për zhvillimin e faunës së egër dhe të veprimtarisë së gjuetisë;

b) miratimin e planeve vjetore të mbarështimit të faunës së egër;

c) miratimin e projekteve për zhvillimin e faunës së egër;

ç) miratimin e kalendarit të gjuetisë;

d) kontrollin e kryerjes së detyrave nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor për ruajtjen e faunës së egër dhe realizimin e veprimtarisë së gjuetisë.

Përbërja dhe funksionimi i Këshillit Kombëtar për Faunën e Egër dhe Gjuetinë përcaktohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit.".

Neni 2

Në paragrafin e parë të nenit 7, pas fjalëve "pavarësisht nga pronësia" shtohen fjalët "publike ose private".

Neni 3

Në nenin 8 shtohet shkronja "c" me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.