Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8576, datë 3.2.2000 "Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë"
Ligji nr. 9217, datë 8 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9217
- Data e miratimit
- 8 prill 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 19 maj 2004
- Hyn në fuqi
- 3 qershor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2004-05-19
LIGJ
Nr.9217, datë 8.4.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8576, DATË 3.2.2000 "PËR
BIBLIOTEKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8576, datë 3.2.2000 "Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë" bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në fjalinë e fundit të nenit 2 fjala "të formimit" hiqet.
Neni 2
Shkronjat "a", "c" dhe "ç" të nenit 7 ndryshohen si më poshtë:
"a) të marrë të dhëna për koleksionet e bibliotekës dhe për koleksionet e bibliotekave të tjera
nëpërmjet mjeteve të informacionit bibliotekar;
c) të shfrytëzojë koleksionet e bibliotekës dhe të huazojë materiale bibliotekare, sipas
rregullores së bibliotekës;
ç) të huazojë materiale nga bibliotekat e tjera, brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet shërbimit
ndërbibliotekar, sipas rregullores së saj.
".
Neni 3
Neni 8 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 8
E drejta për shërbim dhe informacion bibliotekar sigurohet falas dhe në mënyrë të barabartë
për të gjithë përdoruesit e bibliotekave.
Mënyra dhe kushtet e shfrytëzimit të bibliotekës përcaktohen në rregulloret e brendshme, të
cilat miratohen nga drejtuesit e bibliotekave. Tarifat për shërbi me të veçanta të ofruara në biblioteka
përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.
".
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.