Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8366, DATË 2.7.1998 "PËR SHËRBIMIN GJEOLOGJIK SHQIPTAR (SHGJSH)"

Ligji nr. 9221, datë 15 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9221
Data e miratimit
15 prill 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 27 maj 2004
Hyn në fuqi
11 qershor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2004-05-27

LIGJ

Nr.9221, datë 15.4.2004

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8366, DATË 2.7.1998 "PËR

SHËRBIMIN GJEOLOGJIK SHQIPTAR (SHGJSH)"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8366, datë 2.7.1998 "Për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) ", bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

1. Pika 8 riformulohet si më poshtë:

"8. "Ujëra nëntokësore" nënkuptojnë ujërat e zonës së ngopjes, që formojnë shtresa, me dhe pa

trysni.".

2. Pas pikës 9 shtohet pika 9/1 me këtë përmbajtje:

"9/1. "Shkenca të tokës" nënkupton të gjitha disiplinat kryesore, si gjeologjinë, gjeofizikën,

gjeokiminë, mineralogjinë, topografinë, pedologjinë.".

Neni 2

Në nenin 3 të bëhen ndryshimet e shtesat si më poshtë:

1. Fjala "organ" zëvendësohet me fjalën "institucion

".

2. Pas fjalës "teknik" shtohen fjalët "dhe shkencor".

3. Fjala "gjeologjike" zëvendësohet me fjalët " në fushën e shkencave të tokës".

Neni 3

Në nenin 6 bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

1. Në paragrafin e parë, pas fjalës

"të ndryshme" shtohen fjalët "në ndihmë të miradministrimit

të territorit, burimeve minerare".

2. Në paragrafin e tretë, fjala " jometalore" zëvendësohet me fjalët "materialeve industriale".

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.