Ligj

PËR SHËRBIMIN PUBLIK TË VARRIMIT

Ligji nr. 9220, datë 15 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 17 korrik 2014.

Numri
9220
Data e miratimit
15 prill 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 27 maj 2004
Hyn në fuqi
11 qershor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2004-05-27

LIGJ

Nr.9220, datë 15.4.2004

PËR SHËRBIMIN PUBLIK TË VARRIMIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, procedurave e afateve për organizimin dhe funksionimin e shërbimit publik të varrimit dhe për administrimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Vdekje” është ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut.

2. “Kufomë” është trupi pa jetë i njeriut.

3. “Varr” është një gropë e hapur në tokë, për të futur kufomën.

4. “Varrezë” është një parcelë e veçantë toke, ku varrosen të vdekurit.

5. “Varrim” është ceremonia e fundit që i bëhet të vdekurit.

6. “Varrezë publike” është vendi ku ndodhen varrezat e një rajoni, të cilat janë pronë e bashkisë ose komunës.

7. “Mineralizim i kufomës” është dekompozimi i indeve të kockave, të cilat fitojnë cilësi minerare.

8. “Mbetje mortale” janë mbeturinat, që kanë mbetur pas mineralizimit të kufomës.

9. “Shërbim i varrimit” është veprimtaria që zhvillohet nga ndërmarrja publike ose private, nga çasti i vdekjes deri në varrosjen e kufomës.

10. “Morg” është mjedisi për mbajtjen e kufomës në kushte frigoriferike.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 17 korrik 2014 · 80/2014 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9220, DATË 15.4.2004, “PËR SHËRBIMIN PUBLIK TË VARRIMIT”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.