Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit

Ligji nr. 61/2024, datë 6 qershor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
61/2024
Data e miratimit
6 qershor 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 112, 3 korrik 2024
Hyn në fuqi
18 korrik 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2024-07-03

LIGJ

Nr. 61/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR REHABILITIMIN E LINJËS HEKURUDHORE VORË–HANI I HOTIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për rehabilitimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 6.6.2024.

Shpallur me dekretin nr. 240, datë 27.6.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

(Numri i veprimit 53468)

MARRËVESHJE HUAJE

(REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE VORË-HANI I HOTIT)

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Datë 26 shkurt 2024

Tabela e lëndës

NENI I. TERMAT DHE KUSHTET STANDARDE; PËRKUFIZIMET

Seksioni 1.01. Përfshirja e termave dhe kushteve standarde

Seksioni 1.02. Përkufizimet

Seksioni 1.03. Interpretimi

NENI II. KUSHTET KRYESORE TË HUAS

Seksioni 2.01. Shuma dhe valuta

Seksioni 2.02. Kushte të tjera financiare të Huas

Seksioni 2.03. Tërheqjet e Fondit

Seksioni 2.04. Përfaqësuesi i Autorizuar për Tërheqjet e Fondit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.