PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 “PËR FESTAT ZYRTARE E DITËT PËRKUJTIMORE”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9222, datë 15 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9222
- Data e miratimit
- 15 prill 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 32, 27 maj 2004
- Hyn në fuqi
- 11 qershor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 2004-05-27
LIGJ
Nr.9222, datë 15.4.2004
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7651, DATË 21.12.1992 “PËR FESTAT ZYRTARE E
DITËT PËRKUJTIMORE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 1 të ligjit nr.7651, datë 21.12.1992 "Për festat zyrtare e ditët përkujtimore", i
ndryshuar, pas shkronjës "f " shtohet shkronja "g " me këtë përmbajtje:
"g) 14 Marsi – Dita e Verës".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4227, datë 14.5.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.