PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 "PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Ligji nr. 9223, datë 29 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9223
- Data e miratimit
- 29 prill 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 35, 7 qershor 2004
- Hyn në fuqi
- 22 qershor 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2004-06-07
LIGJ
Nr.9223, datë 29.4.2004
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 "PËR
SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8530, datë 23.9.1999 "Për shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë ", bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Pika 14 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:
"14. "Shërbime të rezervuara" nënkupton shërbimet e kryera ekskluzivisht nga operatori
publik i postave, për të përmbushur detyrimin e shërbimit bazë për pranimin, përpunimin, transportin
dhe dorëzimin e objekteve të korrespondencës së brendshme, me çmim dhe kufi peshe, siç përcaktohet
në vendimin e Këshillit të Ministrave.".
2. Pas pikës 18 shtohen pikat 19 dhe 20 si më poshtë:
"19. "Licencë individuale" nënkupton të drejtën që i jepet çdo subjekti juridik, vendas ose i
huaj, që plotëson kërkesat e legjislacionit shqiptar për shërbimet postare, për ofrimin e shërbimeve të
tjera nga ato të rezervuara, që përfshihen në shërbimin bazë postar.
20. "Licencë e përgjithshme" nënkupton të drejtën që i jepet çdo subjekti fizik ose juridik,
vendas apo i huaj, që plotëson kërkesat e legjislacionit shqiptar për shërbimet postare, për ofrimin e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.