Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8950, DATË 10.10.2002 "PËR GJENDJEN CIVILE"

Ligji nr. 9229, datë 29 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9229
Data e miratimit
29 prill 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 35, 7 qershor 2004
Hyn në fuqi
22 qershor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2004-06-07

LIGJ

Nr.9229, datë 29.4.2004

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8950, DATË 10.10.2002 "PËR

GJENDJEN CIVILE"

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin 8950, datë 10.10.2002 “Për gjendjen civile”, bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Pika 5 e nenit 34 ndryshohet si më poshtë:

"5. Deklarimi i lindjes së fëmijës bëhet brenda 45 ditëve. Pas mbarimit të këtij afati, lindja

konfirmohet me vendim gjykate.".

Neni 2

Shkronja "b" e pikës 3 të nenit 35 shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 37 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:

"6. Ndryshimi i emrit e i mbiemrit bëhen në librin e procesverbaleve, pas miratimit të kërkesës

së shtetasit nga punonjësi i zyrës së gjendjes civile, ku ka regjistrin themeltar. Në procesverbal

pasqyrohen përbërësit e gjendjes civile të shtetasit, shkaku i ndryshimit, si dhe emri e mbiemri të

ndryshuar. Procesverbali nënshkruhet nga kërkuesi, nga të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes, të

cilët e kanë përbërës të tyre emrin ose mbiemrin, kur e pranojnë ndryshimin, nga punonjësi i gjendjes

civile dhe drejtuesi i zyrës së gjendjes civile, nëse ka të tillë. Emri e mbiemri të ndryshuar, si dhe

numri dhe data e procesverbalit pasqyrohen në regjistrin themeltar të gjendjes civile.".

2. Pika 10 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.