PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE
Ligji nr. 9228, datë 29 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 2 prill 2009.
- Numri
- 9228
- Data e miratimit
- 29 prill 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 35, 7 qershor 2004
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2006
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2004-06-07
LIGJ
Nr.9228, datë 29.4.2004
PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
OBJEKTIVAT, FUSHA E ZBATIMIT DHE PËRKUFIZIMET
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për përgatitjen e standardeve kontabël
kombëtare dhe të pasqyrave financiare, si dhe për mbajtjen e kontabilitetit.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet nga të gjitha njësitë ekonomike të vendosura në Republikën e Shqipërisë,
që kanë qëllime fitimprurëse, përfshirë institucionet financiare dhe shoqëritë kontrolluese, pavarësisht
nga forma e tyre juridike ose nga kërkesat e veçanta ligjore, që mund të zbatohen ndaj tyre.
2. Ky ligj zbatohet edhe nga njësitë e tjera, që nuk kanë qëllime fitimprurëse, me përjashtim të
rasteve kur pasqyrat financiare dhe kontabiliteti i tyre është subjekt i ligjeve ose i rregullimeve të
veçanta.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohet:
1. "Mbajtja e kontabilitetit" është regjistrimi në ditar dhe në llogari i të gjitha veprimeve dhe
fakteve ekonomike, që i përkasin një njësie ekonomike.
2. "Sistem kontabël " është sistemi që përdoret për për caktimin, marrjen në llogari, matjen,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 9 shkurt 2006 · 9477 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”
- 2 prill 2009 · 10110 · PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9228,DATË 29.4.2004 “PËR KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE”, TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.