Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9118, DATË 24.7.2003 “PËR FALJEN E KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TË PAPAGUARA”

Ligji nr. 9227, datë 29 prill 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9227
Data e miratimit
29 prill 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 35, 7 qershor 2004
Hyn në fuqi
22 qershor 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2004-06-07

LIGJ

Nr.9227, datë 29.4.2004

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.9118, DATË 24.7.2003 “PËR FALJEN E

KAMATËVONESAVE TË KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE TË

PAPAGUARA”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9118, datë 24.7.2003 "Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve

shoqërore të papaguara", bëhen ndryshimi dhe shtesa:

Neni 1

Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:

"Për faljen e kamatëvonesave të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore".

Neni 2

Në nenin 1 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

"Kamatëvonesat e papaguara falen edhe kur kontributet për sigurimet shoqërore janë paguar

para hyrjes në fuqi të këtij ligji.".

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4234, datë 26.5.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.