Ligj

Për ratifikimin e “protokollit ndryshues të konventës europiane për shtypjen e terrorizmit”

Ligji nr. 9230, datë 13 maj 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9230
Data e miratimit
13 maj 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 16 qershor 2004
Hyn në fuqi
1 korrik 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2004-06-16

LIGJ

Nr.9230, datë 13.5.2004

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT NDRYSHUES TË KONVENTËS EUROPIANE PËR

SHTYPJEN E TERRORIZMIT”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Protokolli ndryshues i Konventës Europiane për shtypjen e terrorizmit”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4238, datë 8.6.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

PROTOKOLL PËR NDRYSHIMIN E KONVENTËS EUROPIANE PËR SHTYPJEN E

TERRORIZMIT

(Miratuar nga Komiteti e Ministrave më 13 shkurt 2003 në takimin e 828 të Zëvendës

ministrave)

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të këtij protokolli,

duke marrë parasysh Deklaratën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës të 12

shtatorit 2001 dhe vendimin e tij të 21 shtatorit 2001 mbi luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe

Deklaratën e Vilniusit mbi bashkëpunimin zonal dhe konsolidimin e stabilitetit demokratik në Europën

e zgjeruar nga Komiteti i Ministrave në sesionin e 110-të në Vilnius me 3 maj 2002;

duke marrë parasysh rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës 1550

(2002) mbi luftën kundër terrorizmit dhe respektimin e të drejtave të njeriut;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.