Ligj

Për ratifikimiN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) PËR FINANCIMIN E FAZËS SË dytë TË PROJEKTIT TË SPITALIT TË PËRGJITHSHËM DURRËS"

Ligji nr. 9234, datë 20 maj 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9234
Data e miratimit
20 maj 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 16 qershor 2004
Hyn në fuqi
1 korrik 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 2004-06-16

LIGJ

Nr. 9234, datë 20.5.2004

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB) PËR FINANCIMIN E FAZËS SË DYTË TË PROJEKTIT TË SPITALIT TË PËRGJITHSHËM DURRËS"

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e fazës së dytë të projektit të Spitalit të Përgjithshëm Durrës".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4241, datë 8.6.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

MARRËVESHJE

KREDIE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM PËR FINANCIMIN E FAZËS-II TË PROJEKTIT TË SPITALIT TË PËRGJITHSHËM NË DURRËS

Kjo Marrëveshje nënshkruhet më 30/01/425 H, e cila i përkon 12/03/2004G, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (në vijim të quajtur “Kredimarrës”) dhe Bankës Islamike për Zhvillim (në vijim referuar si “Banka”), në të cilën:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.