PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”, I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9239, datë 10 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9239
- Data e miratimit
- 10 qershor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 47, 13 korrik 2004
- Hyn në fuqi
- 28 korrik 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2004-07-13
LIGJ
Nr.9239, datë 10.6. 2004
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002 “PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8894, datë 14.5.2002 "Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive”, i ndryshuar, bëhet shtesa si më poshtë:
Neni 1
Pas nenit 22 shtohet neni 22/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 22/1
1. Detyrimet e ndërmarrjeve shtetërore të privatizuara dhe të dhëna me koncesion, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe detyrimet e ish-ndërmarrjeve shtetërore, që nuk ekzistojnë dhe pa dokumentacion, që përcaktohen në aneksin 1 bashkëlidhur këtij ligji, fshihen nga bilanci i Agjencisë së Trajtimit të Kredive.
2. Detyrimet e mësipërme me vlerë të përgjithshme 6 063 088 mijë lekë kalojnë në pakësim të detyrimeve të Agjencisë së Trajtimit të Kredive ndaj Ministrisë së Financave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4265, datë 8.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.