Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8677, DATË 2.11.2000 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË GJYQËSORE”

Ligji nr. 9241, datë 10 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9241
Data e miratimit
10 qershor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 15 korrik 2004
Hyn në fuqi
30 korrik 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2004-07-15

LIGJ

Nr.9241, datë 10.6.2004

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8677, DATË 2.11.2000 “PËR ORGANIZIMIN DHE

FUNKSIONIMIN E POLICISË GJYQËSORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8677, datë 2.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”,

bëhen këto shtesa:

Neni 1

Pas nenit 12 shtohet neni 12/a me këtë përmbajtje:

“Neni 12/a

Pagat e oficerëve të seksioneve të policisë gjyqësore

1. Paga e oficerit të policisë gjyqësore – jurist, të seksioneve të prokurorive të rretheve

gjyqësore dhe të prokurorive të apelit është e barabartë me 70 për qind të pagës së prokurorit të

prokurorisë së rrethit gjyqësor.

2. Paga e oficerit të policisë gjyqësore – jurist, të seksionit të Prokurorisë për Krime të Rënda

dhe të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, si dhe të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm është 20

për qind më e lartë se ajo e parashikuar për oficerin e policisë gjyqësore – jurist në pikën 1.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe efektet financiare të tij fillojnë

në datën 1 korrik 2004.

Shpallur me dekretin nr.4267, datë 8.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.