Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8701, DATË 1.12.2000 “PËR LOJËRAT E FATIT, KAZINOTË DHE HIPODROMET”

Ligji nr. 9240, datë 10 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9240
Data e miratimit
10 qershor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 13 korrik 2004
Hyn në fuqi
28 korrik 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2004-07-13

LIGJ

Nr.9240, datë 10.6.2004

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8701, DATË 1.12.2000 “PËR LOJËRAT E FATIT,

KAZINOTË DHE HIPODROMET”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8701, datë 1.12.2000 “Për lojërat e fatit, kazinotë dhe hipodromet ”, bëhet ky

ndryshim:

Neni 1

Neni 19 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 19

Organizatorit i jepet leje për zhvillimin e lojërave në kazino vetëm pasi ai të ketë paguar

shumën prej 1 000 000 000 (një miliard) lekësh për secilën kazino, shumë e cila paguhet vetëm një

herë, me marrjen e lejes.".

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4266, datë 8.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.