Ligj

PËR MBROJTJEN E TOKËS BUJQËSORE

Ligji nr. 9244, datë 17 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 4 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 16 korrik 2026.

Numri
9244
Data e miratimit
17 qershor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 19 korrik 2004
Hyn në fuqi
3 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2004-07-19

LIGJ

Nr.9244, datë 17.6.2004

PËR MBROJTJEN E TOKËS BUJQËSORE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

1. Të përcaktojë parimet, rregullat dhe institucionet për ruajtjen dhe përmirësimin në mënyrë

të qëndrueshme të funksioneve që përmbush toka bujqësore dhe, në veçanti, pjellorinë e saj.

2. Të harmonizojë të drejtat dhe përfitimet, që rrjedhin nga pronësia mbi tokën bujqësore, me

detyrimet dhe përgjegjësitë për mbrojtjen dhe përdorimin e saj të qëndrueshëm.

3. Të ruajë dhe të rehabilitojë tokën bujqësore nga veprimi i dëmshëm i faktorëve të ndryshëm

klimatikë dhe njerëzorë.

Neni 2

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm kuptohen:

1."Tokë" është shtresa e sipërme e kores së tokës, që përfshin lëndën minerale, lëndën

organike, pjesën e lëngshme, pjesën e gaztë, pjesën biotike dhe që përmbush funksionet e përcaktu ara

në pikën 2 të këtij neni.

2."Funksione që përmbush toka" janë:

a) funksionet natyrore, si krijuese të bazës së jetës dhe hapësirës për jetesën e njerëzve, të

faunës dhe të florës; si pjesë përbërëse e pasurisë natyrore, që zotëron cilësinë e veçantë të pjellorisë

natyrore, në të cilën qarkullojnë uji e lëndët ushqyese; si mjet formimi, shpërbërjeje dhe ruajtjeje për

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 14 shkurt 2013 · 69/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”
  2. 2 tetor 2014 · 131/2014 · PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 9244, DATË 17.6.2004, “PËR MBROJTJEN E TOKËS BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR
  3. 21 korrik 2023 · 68/2023 · Për disa shtesa në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, "Për mbojtjen e tokës bujqësore", të ndryshuar
  4. 16 korrik 2026 · 69/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.