PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8461, DATË 25.2.1999 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9120, DATË 28.7.2003
Ligji nr. 9206, datë 17 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9206
- Data e miratimit
- 17 qershor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 49, 19 korrik 2004
- Hyn në fuqi
- 3 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2004-07-19
LIGJ
Nr.9206, datë 17.6.2004
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8461, DATË 25.2.1999 “PËR ARSIMIN E LARTË NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9120, DATË 28.7.2003
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grup i
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.8461, datë 25.2.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar
me ligjin nr.9120, datë 28.7.2003, në nenin 28, pas fjalisë së parë të paragrafit të parë bëhet shtesa si
më poshtë:
“Personeli akademik i brendshëm me titullin “Profesor” shërben në detyrë deri në moshën 68
vjeç, me përjashtim të rastit kur, me kërkesën e tij, lirohet nga detyra për arsye të plotësimit të moshës
së pensionit, sipas neneve 31 dhe 92 të ligjit nr.7703, datë 11.5.2003 “Për sigurimet shoqërore në
Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Kjo dispozitë ka efekt vetëm për subjektet e mësipërme që kanë mbushur moshën e pensionit,
por jo mbi 68 vjeç.".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4269, datë 14.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.