PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8607, DATË 27.4.2000 "STATUSI I DËSHMORIT TË ATDHEUT"
Ligji nr. 9243, datë 17 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9243
- Data e miratimit
- 17 qershor 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 49, 19 korrik 2004
- Hyn në fuqi
- 3 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2004-07-19
LIGJ
Nr.9243, datë 17.6.2004
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8607, DATË 27.4.2000 "STATUSI I DËSHMORIT TË
ATDHEUT"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8607, datë 27.4.2000 "Statusi i Dëshmorit të Atdheut", bëhet kjo shtesë:
Neni 1
Pas shkronjës "e" të nenit 2 shtohet shkronja "e/1" me këtë përmbajtje:
"e/1) shtetasve shqiptarë që kanë rënë ose bien në krye të detyrës për mbrojtjen e paqes dhe të
lirisë së kombit shqiptar, ose atyre që kanë rënë apo bien në mbrojtje të paqes e të sigurisë së popujve
të tjerë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar ose për mbrojtjen e pasurisë shtetërore, apo që
humbasin jetën në krye të detyrës nga rreziqet e fatkeqësitë natyrore.".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4271, datë 14.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.