Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE ANTIDOPING, 1989”

Ligji nr. 9242, datë 17 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9242
Data e miratimit
17 qershor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 19 korrik 2004
Hyn në fuqi
3 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2004-07-19

LIGJ

Nr.9242, datë 17.6.2004

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE ANTIDOPING, 1989”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa Europiane Antidoping, 1989”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4270, datë 14.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu

KËSHILLI I EUROPËS, KOMITETI DREJTUES PËR ZHVILLIMIN E SPORTEVE (CDDS), KONVENTA EUROPIANE ANTIDOPING STRASBURG, 16.XI. 1989

PREAMBUL

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, shtete të tjera palë në Konventën Kulturore Europiane dhe shtete të tjera nënshkruese të saj,

duke gjykuar se qëllimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti më të gjerë midis anëtarëve të saj, me synim mbrojtjen dhe zbatimin e idealeve dhe parimeve, të cilat përbëjnë trashëgiminë e tyre të përbashkët, dhe lehtësimin e zhvillimit të tyre ekonomik dhe shoqëror;

të vetëdijshëm që sporti duhet të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit, në edukimin moral dhe fizik dhe në nxitjen e mirëkuptimit ndërkombëtar;

të shqetësuar për përdorimin në rritje të agjentëve dhe metodave doping nga sportistë të të dyja gjinive gjatë ushtrimit të sportit dhe pasojave që rrjedhin për shëndetin e pjesëmarrësve dhe për të ardhmen e sportit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.