Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9165, DATË 23.12.2003,

Ligji nr. 9248, datë 24 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9248
Data e miratimit
24 qershor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 47, 13 korrik 2004
Hyn në fuqi
28 korrik 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 47, datë 2004-07-13

LIGJ

Nr.9248, datë 24.6.2004

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9165, DATË 23.12.2003,

"PËR BUXHETIN E SHTETIT TË VITIT 2004"

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 158 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.9165, datë 23.12.2003 "Për Buxhetin e Shtetit të vitit 2004", bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 1

Fondi i konsoliduar për vitin 2004 është:

Të ardhurat e Buxhetit të Shtetit | 164 364 milionë lekë

Shpenzimet e Buxhetit të Shtetit | 213 172 milionë lekë

Deficiti | 48 808 milionë lekë

Fondi i konsoliduar përbëhet nga:

A) Buxheti Qendror

Të ardhurat 153 020 milionë lekë

Shpenzimet 201 828 milionë lekë

B) Buxheti i pavarur i pushtetit vendor

Të ardhurat 17 621 milionë lekë

Nga të cilat:

Granti nga Buxheti Qendror 6 277 milionë lekë

Shpenzimet 17 621 milionë lekë.".

Neni 2

Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

"Neni 5

Kufiri maksimal i financimit të deficitit të buxhetit të përgjithshëm nga burime të brendshme është 34 800 milionë lekë, nga të cilat 18 680 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja për financimin e deficitit të brendshëm prej 16 120 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare apo nga shkurtimi i shpenzimeve.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.