Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS PENALE PËR KORRUPSIONIN”

Ligji nr. 9245, datë 24 qershor 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9245
Data e miratimit
24 qershor 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 19 korrik 2004
Hyn në fuqi
3 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2004-07-19

LIGJ

Nr.9245, datë 24.6.2004

PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT SHTESË TË KONVENTËS PENALE PËR

KORRUPSIONIN”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Protokolli Shtesë i Konventës Penale për Korrupsionin”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.4273, datë 14.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Alfred Moisiu

PROTOKOLL SHTESË

I KONVENTËS PENALE MBI KORRUPSIONIN

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe shtetet e tjera nënshkruese,

duke menduar se është e dëshirueshme të plotësohet Konventa Penale mbi Korrupsionin (ETS

Nr.173, tani e tutje "Konventa") për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin;

duke menduar gjithashtu se ky protokoll lejon një zbatim më të gjerë të programit të veprimit

kundër korrupsionit,

kanë rënë dakord si më poshtë:

KAPITULLI I

PËRDORIMI I TERMAVE

Neni 1

Përdorimi i termave

Për qëllimet e këtij protokolli :

1. Termi "arbitër" kuptohet duke iu referuar ligjit kombëtar të shteteve palë të këtij protokolli,

por në çdo rast përfshin një person të cilit me anë të një marrëveshjeje arbitrazhi i kërkohet të japë një

vendim ligjërisht të detyrueshëm në lidhje me një mosmarrëveshje që i paraqitet atij/asaj nga palët e

marrëveshjes.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.