për barazinë gjinore në shoqëri
Ligji nr. 9198, datë 1 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 15 maj 2006.
- Numri
- 9198
- Data e miratimit
- 1 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 61, 31 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 15 shtator 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 61, datë 2004-08-31
LIGJ
Nr.9198, datë 1.7.2004
PËR BARAZINË GJINORE NË SHOQËRI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
1. Qëllimi i këtij ligji është:
a) të sigurojë realizimin e të drejtave të barabarta të grave dhe burrave, të garantuara në nenin
18 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë;
b) të përcaktojë masa për promovimin e mundësive të barabarta midis burrave e grave për të
eliminuar diskriminimin direkt dhe indirekt, bazuar në gjininë, në jetën publike të vendit;
c) të përcaktojë përgjegjësitë e administratës qendrore dhe vendore për të hartuar politikën për
promovimin e një shoqërie gjinore të barabartë.
2. Ky ligj nuk e shtrin zbatimin e tij në besimet fetare dhe në jetën private të qytetarëve.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji:
1. "Shoqëri gjinore e barabartë" është ajo shoqëri, ku burrat dhe gratë kanë mundësi të
barabarta për të marrë pjesë në veprimtaritë e të gjitha fushave si partnerë të barabartë, të ndajnë
bashkërisht përgjegjësitë dhe të gëzojnë të drejta politike, sociale, ekonomike dhe kulturore të
barabarta.
2. "Dhunim i të drejtave të barabarta për gratë dhe burrat" ose "diskriminim" janë veprimet
aktive ose pasive që shprehin nënvlerësim, përbuzje dhe kufizim të të drejtave ose të privilegjeve për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 15 maj 2006 · 9334 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9198, datë 1.7.2004 “Për barazinë gjinore në shoqëri”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.