PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 "PËR SANKSIONIMIN DHE MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE TË PAVARURA DHE PRIVATIZIMIT", I NDRYSHUAR
Ligji nr. 9250, datë 1 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9250
- Data e miratimit
- 1 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 53, 5 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2004-08-05
LIGJ
Nr.9250, datë 1.7.2004
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7512, DATË 10.8.1991 "PËR SANKSIONIMIN DHE
MBROJTJEN E PRONËS PRIVATE, NISMËS SË LIRË, TË VEPRIMTARIVE TË
PAVARURA DHE PRIVATIZIMIT", I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr.7512, datë 10.8.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, nismës së
lirë, të veprimtarive të pavarura dhe privatizimit", i ndryshuar, pas paragrafit të parë të pikës 1 të nenit
22 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
"Përjashtimisht, miratimi i kalimit të pronës shtetërore në pronë private për pasuritë e
luajtshme kryhet nga organi që i administron ato.".
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4287, datë 29.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.