Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit) dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995”, i ndryshuar
Ligji nr. 60/2024, datë 6 qershor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 60/2024
- Data e miratimit
- 6 qershor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 110, 2 korrik 2024
- Hyn në fuqi
- 17 korrik 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 110, datë 2024-07-02
LIGJ
Nr. 60/2024
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN
ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 1030, DATË 23.2.1995, ‘PËR EMETIMIN
DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKËVE
TË PRIVATIZIMIT)’ DHE DEKRETIT NR. 1049, DATË 27.3.1995, ‘PËR DISA
PLOTËSIME NË DEKRETIN NR. 1030, DATË 23.2.1995’”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në fjalinë e fundit, të nenit 3, të ligjit nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit
nr. 1030, datë 23.2.1995, ‘Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)’
dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, ‘Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995’”, i
ndryshuar, fjalët “deri më 31.12.2023” zëvendësohen me fjalët “deri më 31.12.2027”.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 6.6.2024.
Shpallur me dekretin nr. 239, datë 27.6.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.