KODI DETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 9251, datë 8 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 korrik 2026.
- Numri
- 9251
- Data e miratimit
- 8 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 55, 12 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 1 korrik 2005
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 55, datë 2004-08-12
LIGJ
Nr.9251, datë 8.7.2004
KODI DETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
KREU I
OBJEKTI, SUBJEKTET DHE PARIMET E PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
1. Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë rregullon marrëdhëniet juridike, ekonomike dhe shoqërore në fushën e detarisë, duke vendosur rregulla mbi të drejtat dhe detyrimet e subjekteve që ushtrojnë veprimtari detare dhe kanë përgjegjësi ligjore mbi hapësirën detare.
2. Këto marrëdhënie në fushën e detarisë lindin dhe zhvillohen gjatë ushtrimit të veprimtarive detare e të lundrimit për përdorimin e barabartë dhe me efikasitet të burimeve detare, konservimin e burimeve të tyre gjallore, kryerjen e studimeve shkencore detare përkatëse, mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotjet, sigurinë e lundrimit, sipas rregullave të trafikut detar, sigurimin e shërbimeve të posaçme të kërkim-shpëtimit, si dhe transportet e mallrave në përputhje me legjislacionin përkatës.
Neni 2
Fusha e veprimit
1. Dispozitat e këtij Kodi rregullojnë ushtrimin e të drejtave dhe marrëdhënieve juridike detare në Republikën e Shqipërisë.
2. Organet shtetërore respektojnë dispozitat e këtij Kodi kur ushtrimi i funksioneve të tyre ndërthuret me veprimtarinë ose subjektet juridike detare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 nëntor 2011 · 10483 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9251, DATË 8.7.2004 “KODI DETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
- 1 shkurt 2021 · 11/2021 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
- 23 korrik 2026 · 84/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.