Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8464, DATË 11.3.1999 "PËR STANDARDIZIMIN", I NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9024, DATË 6.3.2003

Ligji nr. 9253, datë 8 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9253
Data e miratimit
8 korrik 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 53, 5 gusht 2004
Hyn në fuqi
20 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2004-08-05

LIGJ

Nr.9253, datë 8.7.2004

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8464, DATË 11.3.1999 "PËR STANDARDIZIMIN", I

NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.9024, DATË 6.3.2003

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8464, datë 11.3.1999 "Për standardizimin", i ndryshuar me ligjin nr.9024, datë

6.3.2003, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Pas nenit 1 shtohet neni 2 me këtë përmbajtje:

"Neni 2

Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:

1. "Standardizim" është veprimtaria për përcaktimin e standardeve, me mbështetjen dhe

pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara.

2. "Standard" është specifikimi teknik për përdorim të vazhdueshëm, jo i detyrueshëm për

zbatim, me përjashtim të periudhës së përcaktuar në nenin 11, që dokumenton arritjen e një niveli të

caktuar të cilësisë, i miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit.

3. "Certifikim" është procedura e dhënies së markës së konformitetit dhe/ose të sigurisë, e cila

kryhet nga një palë e tretë dhe e paanshme për vërtetimin e konformitetit të produkteve, proceseve,

shërbimeve dhe sistemeve të cilësisë, sipas kërkesave të standardeve, specifikimeve teknike, kërkesave

të tjera ose akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

4. "Produkt" është çdo produkt i prodhuar në rrugë industriale ose produkt bujqësor.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.