PËR PUNËN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN
Ligji nr. 9252, datë 8 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9252
- Data e miratimit
- 8 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 53, 5 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 20 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 53, datë 2004-08-05
LIGJ
Nr.9252, datë 8.7.2004
PËR PUNËN E KUVENDIT NË PROCESIN E INTEGRIMIT TË SHQIPËRISË NË
BASHKIMIN EUROPIAN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e deputetit Ilir Zela,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj ka si objekt vendosjen e rregullave të veçanta për rolin që duhet të luajë dhe punën që
duhet të kryejë Kuvendi, si organi më i lartë ligjvënës në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit, me
qëllim hartimin e një kuadri të plotë ligjor, mbështetjen dhe mbikëqyrjen e procesit të afrimit të
Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Neni 2
Mbikëqyrja e Kuvendit
Kuvendi i Shqipërisë ndjek dhe mbikëqyr Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin
Europian, i cili realizohet nëpër mjet dialogut politik, negocimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së
Stabilizimit dhe Asociimit, Programit CARDS dhe instrumenteve të tjera për koordinimin e
përpjekjeve dhe vlerësimin e arritjeve në drejtim të qëllimit të përbashkët.
Neni 3
Përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave
Këshilli i Ministrave i dërgon rregullisht Kuvendit informacione mbi punën e bërë pranë
institucioneve të ndryshme të Bashkimit Europian dhe vlerësimet e bëra veçanërisht për:
a) projektmarrëveshjet dhe konventat që duhen lidhur me Bashkimin Europian në kuadër të
procesit të afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.