Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e zyrës së koordinimit të programeve të TIKA-s në Shqipëri
Ligji nr. 57/2024, datë 6 qershor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 57/2024
- Data e miratimit
- 6 qershor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 108, 1 korrik 2024
- Hyn në fuqi
- 16 korrik 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 108, datë 2024-07-01
LIGJ
Nr. 57/2024
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË,
PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM DHE STATUSIN E ZYRËS SË
KOORDINIMIT TË PROGRAMEVE TË TIKA-s NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, 121 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së
Republikës së Turqisë, për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit të
Programeve të TIKA-s në Shqipëri, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 6.6.2024.
Shpallur me dekretin nr. 232, datë 25.6.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM
DHE STATUSIN E ZYRËS SË KOORDINIMIT TË PROGRAMEVE TË
TIKA-s NË SHQIPËRI
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Turqisë (në vijim të
referuara si “Palët”);
bazuar në marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve;
në kuadër të qëllimit të zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dhe social; si dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.