Për ratifikimin e traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës
Ligji nr. 58/2024, datë 6 qershor 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 58/2024
- Data e miratimit
- 6 qershor 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 28 qershor 2024
- Hyn në fuqi
- 13 korrik 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2024-06-28
LIGJ
Nr. 58/2024
PËR RATIFIKIMIN E TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE BASHKËPUNIMIT
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE UKRAINËS
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI
Neni 1
Ratifikohet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës
sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 6.6.2024.
Shpallur me dekretin nr. 233, datë 25.6.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
TRAKTATI I MIQËSISË DHE BASHKËPUNIMIT
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE UKRAINËS
Republika e Shqipërisë dhe Ukraina, në vijim të referuara si “Palët”,
të udhëhequra nga Komunikata e Përbashkët për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës, e datës 13 janar 1993;
me dëshirën për të vendosur themelet politike të partneritetit të tyre afatgjatë, konstruktiv dhe dinamik,
dypalësh dhe shumëpalësh;
duke konfirmuar respektimin dhe përkushtimin e tyre ndaj parimeve dhe normave demokratike në
marrëdhëniet ndërmjet shteteve sovrane, të cilat duhet të zhvillohen në bazë të partneritetit, besimit të
ndërsjellë, inspektimit të vlerave dhe idealeve të përbashkëta të lirisë, demokracisë, drejtësisë, solidaritetit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.