Ligj

PËR SISTEMIN E ADRESAVE

Ligji nr. 9270, datë 29 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 maj 2024.

Numri
9270
Data e miratimit
29 korrik 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 16 gusht 2004
Hyn në fuqi
31 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2004-08-16

LIGJ

Nr.9270, datë 29.7.2004

PËR SISTEMIN E ADRESAVE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 112 pika 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë mënyrën e krijimit të sistemit të adresave, kriteret për vendosjen e emërtimeve të territoreve, të objekteve dhe institucioneve në juridiksionin e njësive të qeverisjes vendore dhe rregullat për numërtimin e tyre.

Neni 2

Adresa përbëhet nga elementet e mëposhtme:

a) emri i qarkut, në përbërje të të cilit ndodhet rrethi, që përfshin qytetin ose fshatin, ku është ndërtesa;

b) emri i rrethit, në përbërje të të cilit ndodhet qyteti ose fshati, ku është ndërtesa;

c) emri i bashkisë/komunës ku përfshihet qyteti ose fshati, në të cilin ndodhet ndërtesa;

ç) emri i njësisë së vendbanimit, që është emri i qytetit ose fshatit, ku ndodhet ndërtesa dhe që shërben për të identifikuar vetëm një vendbanim në shkallë vendi;

d) emri i bulevardit, i rrugës, rrugicës, sheshit ose parkut, ku ka dalje ndërtesa. Ai është një emër, që identifikon brenda një vendbanimi të caktuar vetëm njërën nga elementet e mësipërme. Emri formohet nga shkronja të alfabetit shqip dhe shifra arabe, por jo vetëm me shifra;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 10 korrik 2008 · 9951 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9270, DATË 29.7.2004 “PËR SISTEMIN E ADRESAVE”
  2. 15 shtator 2016 · 89/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9270, DATË 29.7.2004, “PËR SISTEMIN E ADRESAVE”, TË NDRYSHUAR
  3. 30 maj 2024 · 53/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9270, datë 29.7.2004, "Për sistemin e adresave", i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.