PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS SË STOKHOLMIT “PËR NDOTËSIT ORGANIKË TË QËNDRUESHËM””
Ligji nr. 9263, datë 29 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9263
- Data e miratimit
- 29 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 56, 16 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 31 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2004-08-16
LIGJ
Nr.9263, datë 29.7.2004
PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS SË STOKHOLMIT “PËR NDOTËSIT ORGANIKË TË QËNDRUESHËM””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Konventa e Stokholmit “Për ndotësit organikë të qëndrueshëm””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4292, datë 2.8.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA E STOKHOLMIT MBI NDOTËSIT ORGANIKË TË QËNDRUESHËM
A. Hyrje
Palët në këtë Konventë,
Duke ditur se ndotësit organikë të qëndrueshëm kanë veti toksike, i rezistojnë degradimit, akumulohen biologjikisht dhe transportohen përmes ajrit, ujit dhe specieve shtegtare, nëpër kufijtë ndërkombëtarë dhe depozitohen larg nga vendi që i çliron ata, kur akumulohen në ekosistemet tokësore dhe ujore,
të ndërgjegjshëm për problemet shëndetësore, veçanërisht në vendet në zhvillim, që rezultojnë nga ekspozimi lokal ndaj ndotësve organikë, të qëndrueshëm, veçanërisht ndikimet te gratë dhe, përmes tyre, te brezat e ardhshëm,
duke pranuar se ekosistemet arktike dhe komunitetet vendase janë veçanërisht në rrezik për shkak të shtimit biologjik të ndotësve organik të qëndrueshëm dhe se infektimi i ushqimeve të tyre tradicionale është një çështje e shëndetit publik,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.