PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT MBIKËQYRËS TË SIGURIMEVE
Ligji nr. 9268, datë 29 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 10 prill 2006.
- Numri
- 9268
- Data e miratimit
- 29 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 28 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 12 shtator 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2004-08-28
LIGJ
Nr.9268, datë 29.7.2004
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT MBIKËQYRËS TË
SIGURIMEVE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e
Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve.
Neni 2
Statusi juridik
1. Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve është person juridik publik, i cili e ushtron veprimtarinë
në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe legjislacionin në fuqi.
2. Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve është në varësi të Këshillit të Ministrave dhe e ka
selinë në Tiranë.
3. Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurim eve është autoriteti i vetëm, i cili licencon dhe mbikëqyr
veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit, të ndërmjetësimit dhe operacioneve që rrjedhin drejtpërdrejt
nga këto veprimtari, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për fushën e sigurime ve dhe
risigurimeve.
4. Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve ka të drejtë:
a) të lidhë kontrata;
b) të nxjerrë akte rregulluese për tregun e sigurimeve, në përputhje me autoritetin që i jepet
nga ky ligj dhe nga legjislacioni në fuqi për fushën e sigurimeve dhe risigurimeve.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 10 prill 2006 · 9513 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9268, datë 29.7.2004 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Mbikëqyrës të Sigurimeve”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.