Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMEVE TË DHUNSHME””

Ligji nr. 9265, datë 29 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9265
Data e miratimit
29 korrik 2004
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 16 gusht 2004
Hyn në fuqi
31 gusht 2004
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2004-08-16

LIGJ

Nr.9265, datë 29.7.2004

PËR RATIFIKIMIN E “KONVENTËS EUROPIANE “PËR KOMPENSIMIN E VIKTIMAVE TË KRIMEVE TË DHUNSHME””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Konventa europiane “Për kompensimin e viktimave të krimeve të dhunshme”, Strasburg, më 24.11.1983”.

Neni 2

Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën të deklarojë se Ministria e Drejtësisë, në kuptim të nenit 12 të kësaj Konvente, është “Autoritet qendror”.

Neni 3

Në kuptim të paragrafit të parë të nenit 18 të kësaj Konvente, Republika e Shqipërisë rezervon të drejtën të deklarojë se “Autoriteti qendror”, i përcaktuar në përputhje me nenin 12 të Konventës, mund të refuzojë kërkesën për asistencë nga një shtet tjetër kontraktues, nëse kjo kërkesë nuk është bërë në gjuhën shqipe, në gjuhën angleze a në gjuhën frënge ose nëse ajo nuk është e shoqëruar me një përkthim në njërën nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Europës.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.