PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT NR.12 TË KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE””
Ligji nr. 9264, datë 29 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9264
- Data e miratimit
- 29 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 56, 16 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 31 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2004-08-16
LIGJ
Nr. 9264, datë 29.7. 2004
PËR RATIFIKIMIN E “PROTOKOLLIT NR.12 TË KONVENTËS “PËR MBROJTJEN E TË
DREJTAVE TË NJERIUT DHE LIRIVE THEMELORE””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Protokolli nr.12 i Konventës “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive
themelore””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4293, datë 2.8.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
PROTOKOLLI NR.12 I KONVENTËS PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT
DHE LIRIVE THEMELORE
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës nënshkruese,
duke pasur parasysh parimin themelor, sipas të cilit të gjithë personat janë të barabartë para
ligjit dhe gëzojnë mbrojtje të barabartë nga ligji,
të vendosur për të ndërmarrë hapa të mëtejshme për të nxitur barazinë e të gjithë personave
nëpërmjet zbatimit kolektiv të ndalimit të përgjithshëm të diskriminimit me anë të Konventës për
mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (më
tutje do të quhet “Konventa”),
duke ritheksuar se parimin i mosdiskriminimit nuk u ndalon shteteve anëtare të marrin masa
për të nxitur barazinë e plotë dhe të efektshme, me kusht që për këto masa të ketë një justifikim
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.