PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME
Ligji nr. 9267, datë 29 korrik 2004, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 shkurt 2007.
- Numri
- 9267
- Data e miratimit
- 29 korrik 2004
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 60, 28 gusht 2004
- Hyn në fuqi
- 28 gusht 2004
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2004-08-28
LIGJ
Nr.9267, datë 29.7.2004
PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË
SIGURIME DHE RISIGURIME
Në mbështetje të neneve 78, dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekt i këtij ligji është vendosja e parimeve dhe e rregullave të përgjithshme për veprimtarinë
e sigurimit dhe të risigurimit, të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime dhe mbikëqyrjen nga shteti
të subjekteve që marrin përsipër të ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për shoqëritë vendase të sigurimit dhe të risigurimit, të ndërmjetësimit në
sigurime dhe risigurime dhe degëve të shoqërive të huaja, që ushtrojne veprimtari në territorin e
Republikës së Shqipërisë, si dhe të operacioneve që lidhen drejtpërdrejt me veprimtarinë e sigurimit
dhe risigurimit.
Neni 3
Përkufizime
Për qëllime të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1.“Sigurim” nënkupton transferimin e një rreziku të mundshëm, të një humbjeje financiare ose
të një dëmi material nga i siguruari te siguruesi, sipas një kontrate sigurimi.
2.“Sigurim i detyruar” nënkupton sigurimin, për të cilin ekziston një detyrim ligjor.
3. “Sigurim vullnetar” nënkupton sigurimin, për të cilin nuk ekziston një detyrim ligjor.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 16 dhjetor 2004 · 9338 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9267, DATË 29.7.2004 “PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME”
- 26 shkurt 2007 · 9685 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9267, DATË 29.7.2004 “PËR VEPRIMTARINË E SIGURIMIT, TË RISIGURIMIT DHE NDËRMJETËSIMIT NË SIGURIME DHE RISIGURIME”
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.